Funeral Globe
Lehtësimi i Dhimbjes Tuaj, Detyrimi Ynë.
Në ditët më të vështira të jëtës suaj , shoqëria jonë është pranë jush për të ndarë dhimbjen bashkë me ju . Funeral Globe është gjithmonë në shërbim të dhimbjes suaj për të lehtesuar humbjen e të dashurit tuaj dhe për t’ju ofruar një shërbim funeral serioz dhe profesionist.
Humbja e një prej të dashurve tuaj gjithmonë është një ngjarje e cila lë shenjë në jetën tuaj.
Funeral Globe ofron që nga viti 2000 shërbimet për të bërë gjithe nderimet e fundit , për ta përcjellë të dashurin tuaj në banesën e tij të fundit.
Shërbimet tona janë :
- Trajtime estetike për kufomën duke filluar nga rregullimet e ndryshme, kostumet.
- Makinë luksoze transporti për ceremoninë mortore
- Autobuza luksozë shoqërues për ceremoni mortore
- Organizim drekash mortore në restorante të ndryshme
- Transportime nga vende të ndryshme të botës për në Shqipëri kur kërkohet transporti I kufomës.
- Transportime nga Shqiperia për në vende të ndryshme të Europes si në Maqedoni , Itali , Kosovë ,Serbi etj
- Transportime dhe organizim ceremonie në qytete të ndyshme të Shqipërisë.
- Realizimin e gjithë dokumentacionit të nevojshëm për kufomën.
- Kapake frigoriferik.
- Arkivole të modeleve të ndryshme.
- Karrige për në shtëpinë për pritjen e vizitorëve.
- Ofrojmë shtëpi funerali në mungesë të ambjenteve për zhvillimin e ceremonisë mortore.
- Kurora me lule natyrale dhe artificiale
Funeral Globe përvec këtyre shërbimeve ofron afishe dhe postera për lajmërim.Për cdo shërbim na kontaktoni cdo moment. Jemi në gatishmëri të plotë 24 orë.